Arsinoi Zengo Kallco: Kishte kohë që nuk ishte më ajo….

211
Sigal

Kishte kohë që nuk ishte më ajo…. Në shtrat as gjumin nuk e bënte njësoj. As puthjet nuk i kishte njësoj. As përqafimet dhe as përkëdheljet…. Ishte e Shtunë mëngjes! Prisja me padurim që nën kortinat e dritares të shkëlqenin rrezet e diellit,,,por jo…. Koha ishte e lagësht, mjerrgulla kish mbuluar gjithandej çatitë e hirta! Një gjëndje shpirtërore disi e vrarë më kish mbërthyer. Ti ende e shtrirë në shtrat nuk po reagoje dhe, unë mendova që të të zgjoja me një puthje, duke i dhënë vetes sime një emocion tjetër por, dhe ty të mundesha të ndryshoja stilin që të kish kapur prej kohësh! Afrohem buzë cepit të krevatit dhe të puth kaq me brishtësi sa për një çast ti buzeqeshe tulate sytë e bukur dhe dergje buzët plot ëmbëlsi! – Sa është ora ? më pyete! -Po afron 10:00… t’u përgjigja me një ton të butë! Kisha gatitur dy copa keku dhe dy kafet, – Eja e dashur kafja po ftohet! Sa shumë më duheshe të duroja këtë situatë! Sa dhimje ndieja brënda meje, nuk dija më ç’po ndodhte midis nesh! E thithi kafen. Njëherë më pa, ishte shikim tronditës po aq dhe tërheqës. Unë i buzëqesha, sepse nuk doja ta pyesja as ta ngacmoja, thjesht doja ta bëja të ndiheshe e sigurt dhe e dashur si dikur. – Ç’do të bëjmë sot? – Ç’të duash ti zemër mjafton të më thuash..ju përgjigja! Veç të më shihnit si shkëlqeu fytyra ime… Shkoi u vesh dhe për një moment para pasqyrës pashë se ajo shkëlqente si dikur ishte kaq e bukur sa nuk kish të dytë! I shkova aty pas e përqafova dhe i nuhata lëkurën qeëkundërmonte era gardenjë! Dolëm…u kthyem… asgjë nuk ishte si më parë, por ishte si në fillim plot dashuri!!! Ja kështu stuhitë ashtu si stinore ndodhin dhe në jetën reale. S’na ngelet gjë tjetër veçse t’i përballojmë me dashuri, mirëkuptim dhe përkushtim!