– Do vij, tha
dhe unë e prisja…
Zërin e ndjenjës për tek ajo, sa e përcolla.
Kur pranë meje, si
era u gjend, në nuhatje të sfidave…
Tingujt e buzëve të saj,
si jehonë vale u lëshuan veshit, “Erë e detit më solli,
penxheres zgrifuar kishte përgjuar”.
Të dy,
ëndrrës në arratisje humbëm,
Ashtu, prush e flakë ndezur.
Ohh, sa ma zbukuroi atë natë!
Mes xixëllonjave, qiellin pushtuam!
Banorë orbite, pashaportën morëm,
dhe zëmrës time i vuri unazë.
Një gjë di të them,
se mungesa e saj,
një vuajtje më shumë
do të qe.
E bukur qëndron përpara meje
pa ndonjë ndjenjë faji.
Me sytë e saj e shikoj,
m’i fali atë natë.
Sytë e saj,
lozanjaren lozin me të miat sy.
Buzëve kur e putha, dashurin për mua fshehur, rrëmbeva.
Zëmra e pushtuar ndihej.
Ju nuk e shihni dot! E
si t’a shikoni!
Mbi rrënjët e saja,
si një lule ëndërrimtare kishte çelur,
dhe rrënjët i shtriu tek unë, si një lule zëmre.
Gjoks zbuluar e krenare ecën, ku mbyste
edhe shikimet e vëngërta.
Ajo drejt meje shkallëve të qiellta zbret,
me ngrohtësi diellore mbushur shpirtin,
për të hyrë, ku tjetërkush,
kurrë nuk do të hynte tek unë.
Dhe unë kësaj rruge eci,
dhe nuk ndihem.
Zërin nën gjuhë mbledhur mbaj
dhe nuk harroj!
Aty ku shkel t’a spërkas me parfum,
dashuri zëmre.
Edhe në u qorrofsha, prapë rrugën do ja gjej!
Gurëve të kalldrëmta do eci,
ku ajo përditë shkel.
Aromë e saj aty më pret,
si një dorë e zgjatur.
Po ajo vetë ka për të ardhur tek unë.
Mbi çdo arsye do të ngrihet e
të jetë ajo zëmër,
që tek unë bëhet Një.
Prej shpirtit kjo dritë mbi të bardhën letër u rrëzua.
Vërtet, vitet tek unë nuk njohën gjurmë të tilla.
Janë muzgjet që mbi kokën time si gur peshojnë,
dhe gërmat ngjyer
ndjenjave thirrën atë,
që atëherë,
një re e grinjtë e rrëmbeu.





















