Ali Bregu: Sot,kur rrimë brenda: -Kemi nevoje për një kafë,për një gotë raki por edhe…

472
Sigal

SOT,KUR RRIME BRENDA:
-Kemi nevoje per nje kafe,per nje gote raki por edhe…….edhe……..edhe………
NJA TRI HUMORISTIKE TE SHKURTERA.

1=I MIRE PAS VDEKJES

Kur vdiq rrondokop Raxhimi,
Ky lanet i lagjes sime,
Ne ato caste varrimi
Kur e mburrnin pa kursime,

Teposhte dheut te shkrete
Vjen nje ze nga ku qe shtrire:
-S’e paskam ditur as vete
Qe kam qene kaq i mire !

2=QYLO QYQARI

Te lokali “Bar blerimi”
Ne balle,gjithnje i pari
Kudo,ne dreke varrimi
Qe Lefter Qylo Qyqari.

C’kish atje,miq e te tjere,
Ngushellonin dhe Lefterin
Qe askund e asnjehere
S’e pati njohur te ndjerin .

3=SHEJTANESHA

Te virgjer,vajzen si flutur,
Shejtaneshen tej te bukur,
Nderin t’i ruante,ne shishe,
E mbylli nena Aishe.

Dhe pse me veshtrim pikuar
Nena te shish’ e uruar,
Shejtanesha yll e hene
Paskerkej mbetur shtatzene !

(Keshtu qe virusi i shtatzanise qenka me i rrezikshem se cdo virus tjeter.)