Ishte dënuar për krime seksuale në Itali, arrestohet 52 vjeçari në Shkodër

337
Sigal

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Nga forcat operacionale të DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u bë kapja dhe ndalimi, për qëllim ekstradimi, i shtetasit Arben Gorila, 52 vjeç, banues në fshatin Brabullush, Vau i Dejës.

Ndalimi i tij është bërë pasi ai ka qenë i shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpolit në Tiranë, me Nr. 4178kl/1 Prot., datë 11.03.2020, ku rezulton se ky shtetas ka patur urdhër arresti, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Torinos në Itali, me Nr. 79 / 2020 SIEP, datë 20.02.2020, e cila ka dënuar me 7 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Krime të rënda seksuale”, sipas Kodit Penal italian

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.