Zyrtare/ Champions League do të luhet në Lisbonë, me formatin “Final Eight”

307
Monaco di Baviera (Germania) 25/04/2018 - Champions League / Bayern Monaco-Real Madrid / foto Imago/Image Sport nella foto: coppa
Sigal

Faza finale e këtij sezoni në Champions League është vendosur që të luhet zyrtarisht në qytetin e Lisbonës në muajin gusht. Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, është vendosur që finalja e madhe e këtij edicioni të luhet në stadiumin “Da Luz”, më 23 gusht.

Fillimisht do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve më 7 dhe 8 gusht. Më pas do të luhen çerekfinalet nga 12 deri në 15 gusht vetëm me një ndeshje, në formatin “Final Eight”. Finalja e edicionit të ardhshëm do të luhet në Stamboll. Superkupa është vendosur që të zhvillohet më 24 shtator në Budapest.

Europa League ndërkohë do të luhet në Gjermani. Ndeshjet Inter-getafe dhe Roma Sevilla do të luhen më një ndeshje, ndërkohë që sfidat e mbetura do të luhen ndeshjet e kthimit. Edhe këtu do të ndiqet i njëjti format, “Final Eight”, me nga një ndeshje, teksa duelet do të luhen në Duisburg, Gelsenkichen, Frakfurt dhe Këln.