Çudirat në Shqipëri nuk kanë fund, në Europë mund të shkojë edhe vendi i gjashtë

476
Sigal

Kategoria Superiore mbylli dje sezonin 2018-2019, i cili ishte i 80-ti në historinë e kampionateve.

Me Partizanin kampion që merr pjesë në turin e parë të Ligës së Kampioneve, dje siguruan pjesëmarrjen në Ligën e Europës edhe Kukësi e Teuta, që respektivisht e mbyllën në vendin e dytë dhe tretë me nga 59 dhe 57 pikë. Ekipi i dytë pas Kamzës që zbriti nga elita e futbollit shqiptar ishte Kastrioti, që grumbulloi 42 pikë.

As ky numër i madh pikësh (duke iu referuar edhe asaj që ka ndodhur në sezonet e kaluara), nuk mjaftoi për mbijetesën e krutanëve. Vendin e Kamzës dhe Kastriotit do ta zërë Vllaznia dhe Bylisi në sezonin 2019-2020.

kampionat shënoi një rekord negativ sa u përket shënuesve, pasi kryegolashënuesi Rexhinaldo realizoi vetëm 13 gola në 36 javë. Për herë të fundit një shifër kaq e ulët ishte regjistruar në sezonin 1984-1985, kur kryegolashënues ishte i ndjeri Arben Minga i Tiranës, por që me ndryshimin se 13 gola i kishte bërë në vetëm 26 ndeshje.

JA SKENARËT PËR BILETËN E FUNDIT

Dilema e vetme që nuk është zbardhur pas përfundimit të kampionatit është se cila do të jetë skuadra e tretë që do të marrë pjesë në Ligën e Europës. Nëse Kupën e Shqipërisë e fiton Kukësi, atëherë në lojë futet vendi i katërt në Superiore, që i përket Skënderbeut, shkruan ‘panorama sport’.

Rregullorja për Kupat e Europës thotë: “Nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore, fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë të Ligës së Europës”.

Në këto kushte i takon Skënderbeut, por klubi korçar duhet të presë vendimin e KAS-it dhe vetëm nëse Gjykata e Lozanës anulon dënimin që i ka dhënë UEFA prej 10 vitesh jashtë kompeticioneve europiane, atëherë korçarët mund të festojnë.