ZYRTARE/ Çelsi gjen trajnerin e ri, Tomas Tuhel ulet në stolin e “Bluve”

192
Sigal

Çelsi ka trajner të ri! Tomas Tuhel nga sot do të drejtojë “Blutë” e Londrës. Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të Çelsit. Ish-tekniku i PSG-së dhe Borusia Dortmundit ka firmosur kontratë për 1 vit e gjysmë me të drejtë rinovimi.

Emërimi i tij në pankinën e Çelsit vjen gati një ditë pas shkarkimit të Frenk Lampardit.

Tuhel u shkarkua pas dy vitesh e gjysmë nga pankina e PSG-së për shkak të kritikave në një media gjermane rreth politikave të klubit. Ai mbylli bashkëpunimin me kampionët e Francës në 29 dhjetor të vitit të kaluar.