Kryemadhi: Prioritetet tona realizohen për 5 ditë jo për 5 muaj, ky program do të jetë shumë i rëndësishëm për t’u kuptuar nga qytetarët

206
Sigal

E ftuar në emisionin ‘Real Story’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi 5 prioritetet e programit të LSI të preznatuar të hënën. Kryemadhi tha se propozimet e LSI janë realiste dhe të realizueshme por duhet vullnet politik të cilin ajo tha se partia që ajo drejton e ka.

Balla: Ju jeni një hap para nga partnerët tuaj politikë. A jeni ju në kohën e duhur apo janë ata me vonesë… Ne kemi doza skepticizmi ndaj LSI-së, por detyrat e shtëpisë i bën, prezanton programin, garon me listën e vet…

Kryemadhi: Nëse Monika si kryetare e LSI-së do të jetë e qartë, pastër dhe e kthejllët në prezantimin e 5 prioriteteve kryesore të LSI-së, të cilat janë të mundshme, të realizohen jo në 5 muaj, por në 5 ditë mjafton të jetë vullneti politik. Jam e bindur që qytetarë do të jenë shumë komodë për të shprehur qëndrimin e tyre politik në realizimin e këtyre gjërave. Unë mendoj se çdo parti është e detyruar të bëjë detyrat e shtëpisë, që nuk kanë të bëjnë veç me hartime programi, por është respekt për veten tonë dhe kryesorja është detyra për të thënë ato për të cilat angazhohet. Shqiptarët janë mësuar rëndom të shikojnë premtime, demagogji, slogane madhore, por në shtëpinë e tyre e kanë pasur të pamundur injektimin e tyre. Në themelimin e saj konventa e parë kombëtare e LSI-së në 2004, për zgjedhjet e 2005 ishte prezantimi i 7 shtyllave kryesore të programit. Në atë kohë, anëtari i kryesisë Sokol Nako prezantoi taksën e sheshtë, për herë të parë taksa e sheshtë u artikulua nga LSI dhe në 2005 qeveria Berisha e aplikoi. Kjo erdhi si një praktikë që vinte nga Sllovakia që vinte nga një informalitet, nga një ekonomi komuniste në atë të lirë. Taksa e sheshtë solli një formalitet të ekonomisë dhe rritje të ekonomisë dhe konsolidim të bizneseve. Kur ti fillon e konsolidon ekonominë, në 2013 ndryshoi edhe pse unë kam qenë kundër. Me taksën progrevise qëllimi ishte taksimi i të pasurve dhe jo të varfërit. Në logjikë dhe këndvështrim çdo kush që e dëgjon për herë të parë, qoftë edhe filantrop, të cilët janë njerëzit më të pasur dhe që e grabisin më shumë shtetin me taksa thanë se janë dakord, që të taksohen të pasurit dhe jo të pasurit. Në fakt ndodhi e kundërta. Kemi taksim të njerëzve më të ardhura më të pakta, kemi edhe taksim të dyfishtë, mjafton që të pyesim pjesën më të madhe të të rinjve shqiptarë që për shkak të krizës ekonomike janë të dypunësuar, taksohen dy biznese në të njëjtin vend me të njëjtën licencë, taksohen dy herë. Apo një çift pensionistësh që kanë mbaruar shkollim e fëmijëve të tyre, që taksohen për shkollimin, apo për biznese të tjera që taksohen për taksë gjelbërimi, taksë tabele, tavoline, karrige, ajri, uji që kanë shtuar buxhetin e familjeve.
Bizneset që faktikisht dominojnë ekonominë shqiptare dalin me humbje dhe nuk paguajnë asnjë lloj takse. Ne kemi gati 2 vite e gjysëm që diskutojmë për këtë program, e kemi testuar.