Xhevdet Zekaj / Xhad Bizhdilin e mundi Xhada!…

846
Sigal

Besa, Xhad Bizhdili, Daja dhe qyteti i Kavajës u dënuan nga mungesa totale në infrastrukturën ligjore

Nuk e di nëse Xhadi e di se ka qenë një xhadë, që simbolizonte keqen etj.  Kaq do të mjaftonte që jo vetëm atë dënim, jo vetëm atë barazim apo  gjykim me gabime e ka peshqesh nga Xhada e futbollit, që në fakt është një farsë që i kalon kufijtë e një ndeshje, një skuadre, një dënimi por edhe mallkimin që qytetarët e Kavajës për shumë kohë të mos jenë në stadium… Xhadin e ka mundur xhada e futbollit që në zgjedhje, ku të gjithë këta presidentë votojnë pa mend në kokë, por duke menduar të ikin sa më shpejt nga zgjedhjet terror, të hanë darka e dreka e të pinë verë deri sa të shqepen, dhe përse kanë miliona e paguajnë miliona, ata argëtohen pafundësisht në emër të futbollit, nënë kujdesin e Xhadës, që u heq vetëdijen dhe psikikën, forcën e gjykimit dhe votimin qorrazi në ethet e pijeve dhe ndonjë tensioni…. Dënimi i Besës, Xhadit, Dajës e futbollit nuk fillon tek një ndeshje, një gjyqtarë apo një komision “alla Arben Rakipi”, por thjesht tek vizioni që kanë presidentët, sekretarët e klubeve, menaxherët apo dhe sponsorët, të gjithë ata janë fajtorë, që pastaj Xhada i mund, dënon, tallet, merr nëpër këmbë investimet e tyre, duke u falur ndonjë kockë sponsorizim, ndonjë udhëtim jashtë shteti apo ndonjë trukim të përbashkët apo në urdhrat e tij. Xhadi dhe kolegët e tij duhet të kuptojnë mire se dënimi i tyre është konstant dhe fillon që në momentin kur futbolli privatizohet, kur shoqëritë aksionare  ligjërohen, kur ata ngrenë e ulin dorën në Asamble, pa ditur përse votojnë dhe si votojnë, kur rrinë e zihen apo heshtin dha më keq se kaq kur së bashku sabotojnë do përpjekje për të formuar Ligën Profesioniste. Xhadin e kolegët e tij i mund dhe dënon jo Duka, por Xhada e futbollit, atje tek rruga e Elbasanit sepse shpesh i gënjej me ndonjë ndeshje apo bakshish në emër të gjunjëzimit shumëplanësh të tyre dhe për tre vjet dajak për interesa, pastaj vitin e votimit karamele me sheqer…. U dënua Besa, Xhad Bizhdilli, Daja dhe qyteti i Kavajës, në fakt ai thotë nga Duka, por në mënyrë modeste mendoj nga mungesa totale e logjikës minimale  në infrastrukturën ligjore, statuore, manaxhuese dhe funksionuese e klubeve, duke ja shtruar qilimin e kuq Xhadës për të dënuar Xhad Bizhdilin e kompani dhe… Më dënoi Duka thotë Xhadi, në fakt atë e dënoi Xhada dhe  vizioni “na mjafton një kockë” të ofruara nga FSHF, në emër të nënshtrimit qyqar të tyre dhe pastaj ata gjithë kohën kërcënojnë e anatemojnë por kur vjen puna tek vjen puna atje tek vendimi votues i fateve të tyre ata harrojnë dhimbjen e se sa janë dhunuar për disa vite dhe milionat e tyre venë në lumë apo kthehen në festa rakie apo shpërblime për ushtrinë e Xhadës…