Tifozi i kërkon llogari për rezultatet e dobëta, përgjigjja e Montella-s e lë pa fjalë

440
Rezultatet negative janë kthyer në normalitet ndeshjet e fundit te Milani dhe kjo po acaron shumë tifozët e “djallit” që në fillim të sezonit patën pritshmëri shumë të larta për ekipin e tyre.
Durimi njërit prej tyre i ka sosur mbrëmë kur Milani barazoi 0-0 me AEK në Greqi dhe ka shkuar ti kërkojë llogari trajnerit Montella. Pas përfundimit të ndeshjes ai i është drejtuar teknikut italian për ta pyetur se çfarë nuk shkon, ndërsa Montella e ka befasuar më përgjigjen e tij, raporton “calciomercato”.
Numri 1 i pankinës së “djallit” i është kthyer duke i thënë: “Nëse loja është e mërzitshme atëherë mos eja për të parë Milanin. Ne jemi të parët në grup, apo jo?”
Sigal