Sigal

Arsenal momentalisht falë Shkodran Mustafit po udhëheq ndeshjen kundër Cardiff, e vlefshme për javën e katërt të “Premier League”.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare i cili luan për kombëtaren e Gjermanisë, në minutën e 11 të takimit, falë një krosi perfekt të Xhakës ka realizuar një gol fantastik me kokë.

Akoma dhe më interesante ishte mënyra e festimit, teksa 26-vjeçari bëri simbolin e shqiponjës. Një gjest i cili kohët e fundit është konsideruar si provokues.