Werner dhe Haaland janë objektivat kryesorë të Manchester United

204
Sigal

Manchester United kërkon të forcojë skuadrën gjatë merkatos së ardhshme dhe theksi i veçantë do të jetë te sulmi.

Drejtuesi aktual i Djajve të Kuq është Ralf Rangnick, i cili pasoi Ole Gunnar Solskjaer dhe në krye të dëshirave të klubit nga Old Trafford janë dy sulmuesit e mëdhenj, Erling Haaland dhe Timo Werner.

Rangnick mendon afatgjatë dhe bën plane dhe një nga qëllimet është të përshpejtojë sulmin dhe të përdorë më mirë aftësitë e Cristiano Ronaldos për të shënuar gola.

Sipas Bild, Rangnick dëshiron Haaland dhe Werner sepse i njeh mirë. Ishte eksperti gjerman që ndihmoi në sjelljen e norvegjezit tek Salzburg në vitin 2019, ndaj United shpreson që kjo lidhje të japë sërish rezultat. Mediat britanike shkruajnë se United do t’i ofrojë 118 milionë euro Borussia Dortmundit për sulmuesin e saj.

Sa i përket Wernerit, ai drejtohej nga Rangnick tek Leipzig, por do të jetë e vështirë të bindë Chelsean për të forcuar rivalin e amdh. Gjithsesi, duhet pasur parasysh fakti se Ëerner nuk la përshtypje të forta duke performuar te blutë, ndaj çdo gjë është e mundur.

Për të realizuar planet, United do të duhet të shesë ose të huazojë disa nga lojtarët e tij dhe kandidatë të mundshëm janë Edinson Cavani, Marcus Rashford, Mason Greenwood dhe Anthony Martial.