‘Mos rrini më në shi, sa të bëj vaksinën, do të iki në SHBA, kur të kthehem do të flas me ju’, Rama takon tetraplegjikët që po protestonin para Kuvendit

203
Sigal

Menjëherë pas fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama është larguar drejt stadiumit Air Albania, ku do të marrë dozën e tretë të vaksinës.

Teksa ka dalë nga Kuvendi, Rama është përballur me protestën e para dhe tetraplegjikëve, të cilët është ndalur për ti takuar.

Rama i tha atyre se nuk kishte mundësi që ti priste sot në takim, por delegoi ministren Delina Ibrahimaj për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Kryeministri iu kërkoi atyre që të mos qëndronin më në shi, pasi do të mund të gjendej një marrëveshje për shqetësimet e tyre.

“Nuk mund tiu marr dot brenda se kam lënë një orar për vaksinën, do tju presë ministrja brenda, unë do të flas me ministren dhe do tju kthej unë një përgjigje brenda pak ditësh. Nesër do të nisem në një vizitë në SHBA, dhe menjëherë sapo të kthehem prej andej do të takohem me ju. Mos rrini më në shi tani, futuni deri te dera atje dhe do tju presë ministrja“, tha Rama.

“Ju djema gazetarë që futuni kollaj ndihmojini që të futen te Kuvendi sa të vijë shërbimi”, iu rekomandoi Rama punonjësve të medias.