Të rikthyer nga Basha, Biberaj dhe Oketa zgjedhin Berishën, thirrje deputetëve: Mos mendoni për vete…

310
Sigal

Ish figurat politike në PD, Aleksandër Biberajn dhe Gazment Oketën, pasi u larguan nga PD për të formuar FRD, Lulzim Basha i ktheu si anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Por në dilemën e madhe që ka ndarë demokratët së fundmi, ata kanë zgjedhur të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit thirrur nga lideri historik Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat, Aleksandër Biberaj shprehet se janë mbi 5000 delegatë që kanë firmosur.

‘Ju përmendët 4200, por sipas organizatorëve janë mbi 5000 delegatë që kanë firmosur. Unë kam firmosur para disa javësh, pasi kam ndjekur vullnetin e shumicës’, thotë Biberaj.

Ndërkohë Gazment Oketa nuk e ka firmosur formularin e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit por thotë se do jetë aty si përfaqësues i PD i cili respekton statutin dhe institucionet.

‘Nuk e kam firmosur formularin. Do të jem aty jo si mbështetës i zotit Berisha, por si përfaqësues i PD i cili respekton statutin dhe institucionet’, thotë Oketa.

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit shihet nga Oketa dhe Biberaj si zgjidhja më e mirë për situatën e krijuar në PD, por e vetme thonë se nuk mjafton.

“Qëndrimi në 8 vite në krye të PD, duke mos pasur rezultate pozitive, duhet të bënte Bashën të reflektonte”, thotë Biberaj.

“Jam i bindur që bashkimi ynë dhe fillimi i protestave, që me datë 12, deri në rrëzimin e kësaj qeverie, do të jetë shërbimi më i mirë që mund t’i bëmë Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Aleksandër Biberaj dhe Gazment Oketa, i kanë bërë thirrje deputetëve të PD dhe strukturave vendimmarrëse të reflektojnë mbi këtë situatë ku ndodhen demokratët e të mos mendojnë për interesat personale, me qëllim që kjo parti të mos asgjësohet.