Suli mbyll fabrikën me 2 mijë punonjës, që të përvetësojë godinën

820
Sigal

Denoncimi: Rakip Suli mbyll fabrikën me 2 mijë punonjës, e do ndërtesën për firmën e vet

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari në Kamëz, i cili thotë se po mbyllet një fabrikë këpucësh në Kamëz, për shkak se kryebashkiaku i zgjedhur i PS-së, Rakip Suli, kërkon të zhvendosë aty firmën e vet të elektronikës dhe gipsit. Sipas denoncimit të qytetarëve, nga fabrika e këpucëve janë punësuar rreth 2000 punonjës, të cilët do të mbeten të papunë. “Ikin investitorët, Mbyllet fabrika me 2000 punëtorë në Kamëz! Narkokryetari Suli akuzohet se do marrë ndërtesën për firmën e tij! Lexoni denoncimin e qytetarit digjital. “Përshëndetje Doktor Berisha. Një fabrikë këpucësh në Bathore, Kamëz, Tiranë me 2000 punëtorë po mbyllet, më 1 nëntor. Fati i punëtorëve është në rrugë. Rakip Suli po hap rrugën që të sjellë në ndërtesë firmën e vet të elektronikës dhe gipsit. Ju lutem anonim”, – thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha. Sipas burimeve të mirinformuara, organet hetimore, po hetojnë edhe të kaluarën e Rakip Sulit kur ka qenë emigrant në Veria të Greqisë, për disa akuza që i janë bërë nga një qytetar grek.