Zbardhet shkaku i vdekjes se Zhaneta e Anisa Josifit, nënë e bijë të cilat u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre në Kombinat.
Duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor bëri me dije se shkaku i vdekjes është agjërimi i gjatë.
Nëna me dy vajzat kanë qëndruar pa ngrënë dhe pa pirë deri sa ajo me njërën prej tyre, Anisën kanë ndërruar jetë.
E vetmja e mbijetuar është vajza tjetër Blera, e cila ndodhet në spital.