Grabiti 29 banesa në Gjermani, dënohet me mbi 7 vite burg Gentjan Duraku

370
Sigal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krīmit të Organizuar ka shpallur fajtor Gentjan Duraku.

Ai u akuzua për veprën penale të vjedhjes së 29 banesave të shtetasve të ndryshëm gjerman, në territorin gjerman gjatë viteve 2015-2017, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar krīminal.

Këtë krim ai e ka kryer në bashkëpunim me shtetasit shqiptar Ervis Dalipaj dhe Nihat Xhaferaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Offenburgut, Gjermani.

Gentjan Duraku u dënua si fajtor për veprat penale “Vjedhja, kur ka sjellë pasoja të rënda”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar krīminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krīminal”.

Gentjan Duraku është me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim, por i është zbritur 1/3 e dënimi, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.