Tentoi të fusë kanabis në burgun e Durrësit, prangoset 67-vjeçari

192
Sigal

Një 67-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të fusë drogë në burgun e Durrësit.

Policia sqaron se në pranga ka rënë M. N., 67 vjeç, banues në Durrës.

Këtij të fundit gjatë kontrollit në pakon me produkte ushqimore janë gjetur dhe sekuestruar dy doza me lëndë narkotike heroinë dhe dy doza me lëndë narkotike canabis sativa, të cilat ishin vendosur nga shtetasi M. N., (i njohur i tyre), pa dijeninë e shtetasit K. R.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të fuste lëndë narkotike në ambientet e IEVP Durrës, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen 4 doza me lëndë narkotike.

Më datë 17.02.2021 është paraqitur në ambientet e IEVP Durrës, shtetasi K. R., për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim në ambientet e IEVP Durrës. Gjatë kontrollit në pakon me produkte ushqimore janë gjetur dhe sekuestruar 2 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 2 doza me lëndë narkotike canabis sativa, të cilat ishin vendosur nga shtetasi M. N., (i njohur i tyre), pa dijeninë e shtetasit K. R.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 67 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.