Ditëlindja që përfundoi në tragjedi/ Dy kushërinjtë në Lushnje u shuan katër ditë pasi Alteo bleu makinën

571
Sigal

Një aksident i rëndë ndodhi dy ditë më parë në aksin Fier-Lushnje, ku humbën jetën dy kushërinj të rij Alteo Shabani dhe Jorgos Shabani.

Ndërsa, në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës vazhdon të jetë Alban Doksani 24-vjeç.

Detaje të reja kanë dalë nga kjo ngjarje tragjike tek rrethrrotullimit i Kolonjës. Mësohet se viktimat ishin duke u kthyer nga Tirana me makinën tip “Mercedes Benz”, pasi kishin qenë për të festuar ditëlindjen e Alteos 22-vjeçar ditën kur të dy u shuan.

22-vjeçari kishte disa ditë që ishte kthyer nga Anglia. Po kështu rreth katër ditë para se të ndodhte aksidenti, Alteo kishte blerë edhe makinën, e cila u mori jetën.

Për këtë ngjarje tragjike nuk kanë munguar edhe ngushëllimet për familjarët nga shokët e tyre, të cilët i kanë dedikuar disa fjalë prekëse në një postim në faqen e shkollës ku ata kanë studiuar.

Foto të makinës dhe viktimave: