Mbetje kockore në pyllin e Vlorës, reagon policia: Nuk janë të natyrës njerëzore

55
Sigal

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me mbetjet kockore të gjetura në pyllin e Sodës në Vlorë, ku u pretendua se eshtrat ishin të një njeriu.

Në njoftimin zyrtar policia sqaron se mbetjet kockore të gjetura nuk i përkasin natyrës njerëzore dhe se do të dërgohen në insitutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për disa eshtra njeriu të gjetura në pyllin e Sodës, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Paraprakisht nga veprimet e para, dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.