SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj vjet burg për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

212
Sigal

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për ish-gjykatësen e Krujës Enkeleida Hoxha

Hoxha është arrestuar pak kohë më parë për veprën penale të korrupsionit.

Mësohet se SPAK ka kërkuar 3.6 vjet burg për Hoxhën.

Gjyqtarja  e Krujës, Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

SPAK ka arrestuar edhe nëntë persona të tjerë në Gjykatën e Krujës, mes tyre kancelarin e këtij institucioni, kryesekretaren Ela Mallkuçi dhe avokatin Aldo Tabaku.

Për Enkelejda Hoxhën, e njohur si  “gjyqtarja e lirimit të të fortëve”, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar edhe shkarkimin nga detyra.