Vllaznia siguron biletën për në gjysmëfinalen e Kupës, eliminon Flamurtarin

157
Sigal

Vllaznia është skuadra e dytë që arrin të kalojë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pas Teutës.

Sot në “Loro Boriçi”,djemtë e Brdariç luajtën ndeshjen e kthimit ndaj Flamurtarit dhe me pak vuajtje arritën të merrnin një fitore të nevojshme që i çon ata më tej në këtë kompeticion.

Shkodranët vinin pas fitores 2-1 në sfidën e parë por u vunë në vështirësi disa herë nga miqtë teksa për skuadrën e Brdariç vijon problemi i mungesës së konkretizimit me aq shumë raste të krijuara.

Në 44’ Flamurtari gjen golin por i anulohet për pozicion të parregullt teksa pjesa e pare mbyllet 0-0 kur ndërkohë shumë mirë mund të ishte me 2-3 gola të shënuar për vendasit,

Ndërkohë që pjesa e dytë është më ndryshe me Vllazninë gjithnjë në sulm dhe pas disa rasteve të tjera të gabuara më në fund në 67’ goledori i Kupës, Mustedanagiç shënon me kokë për të çliruar vendasit.

Goli u jep qetësi lojtarëve të Vllaznisë që luajnë lirshëm dhe e menaxhojnë mirë ndeshjen deri në fund me sfidën që mbyllet 1-0.

Vllaznia kalon kështu në gjysmëfinale dhe do të tentojë sërish siç duket këtë vit të përsërisë fitoren e sezonit të kaluar në Kupën e Shqipërisë.