Zgjatja e afateve të vetingut/ Kryemadhi: Nuk duhet të votojmë nga frika e prokurorëve belg apo nga kolegët që janë burg, por për….

144
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u shpreh nga foltorja e Parlamentit se deputetët nuk duhet ta votojnë zgjatjen e afateve të vetingut nga frika e prokurorëve belg, apo kolegëve që janë në burg, por ta votojnë për një drejtësi të cilët kanë nevojë qytetarët shqiptarë.

“Do të votoja pro sepse mendoj se edhe pse grupet e komisionit të vetingut nuk janë në standartin e duhur, pasi kanë probleme me sjelljen e tyre, me mesateren e tyre, pasi kur janë zgjedhur nuk kanë plotësuar kriteret, si dhe me standardet e dyfishta.

Mjafton të përmednim çfarë kanë shkruar partnerët ndërkombëtarë në raportet e tyre. Mjafton të përmendim çfarë kanë thënë hartuesit e reformës në drejtësi, zoti Xhafaj gjithashtu, të bën përshtypje se ne e kemi mekanizmin zhbllokues të këtij komisioni për të shkuar drejt KLGJ-së dhe KLP-së dhe e kemi komisionerin, SPAK-un, për të bërë ankimime për KPA-në.

E megjithatë ne nuk e dim ende nëse vetingut i duhet dy vite apo më shumë, apo nevjitet më shumë staf apo buxhet, por me thënë të drejtën është ajo që dua të them është që kur të votojmë në parlament as të mos votojmë nga frika e prokurorëve belg, as nga frika e kolegëve që janë në burg, por të votojmë për një drejtësi që kanë nevojë qytetarët shqiptarë, që mos të mbetemi peng as të kaluarës dhe as të së tashmes, por as për të përsëritur dhe batutat e para 50 viteve të Kinostudios “Shqipëria e re”, “gëlltit një lugë çorbë të prishur dhe pastaj vjedh gjithë jetën””, tha Kryemadhi.

Kryemadhi në fjalën e saj u shpreh se LSI e propozoi zgjatjen e organeve të vetingut në vitin 2018, por u refuzua me arrogancë nga maxhoranca qeveritare.

“Ne mbështesim një sistem drejtësie të pavarur, e kemi votuar në 2016-ën, pasi një reformë drejtësi pa unanimitetet do të ishte më e thjeshtë për ta kapur. Jemi të vetëdijshëm se siç kanë ngritur zërin partnerët strategjikë për çështjen e monitorimit e cila ka probleme në implementimin e saj.

A po gjejnë shqiptarët drejtësinë e vërtetë? A po shtohen dosjet në gjykatat tona? A E megjithatë megjithë artikulimet që kemi në lidhje me procesin e vetingut ajo që dua të them është që procesi i vetingut duhet të vazhdojë. Në shkurt të vitit 2018 grupi parlamentar i LSI propozoi një paketë shtyrjen e afateve të vetingut dhe me arrogancë u hodh poshtë dhe nuk u fut as në rendin e ditës”, tha Kryemadhi.