Vllaznia kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Të lejohen tifozët pa kufizim ndaj Limasol!

217
Sigal

Ministria e Shëndetësisë lejon mbushjen në masën 30% të stadiumeve, porVllaznia kërkon më shumë për ndeshjen e kthimit ndaj qipriotëve të AEL Limassol.

Shkodranët duhet të përmbysin humbjen minimale në Qipro dhe për këtë u duhet një stadium plot. Para ndeshjes së të enjtes, ata i kanë bërë një kërkesë me shkrim Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e plotë të stadiumit për ndeshjen e ardhshme.

“Duke kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, ne do t’ju luteshim që në ndeshjen e datës 29 korrik në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të lejohet prania e tifozëve pa asnjë kufizim.

Kjo, duke konsideruar se qyteti i Shkodrës prej kohësh ka arritur tashme një imunizim falë edhe masave të kujdesshme të ndërmarra dhe ecurisë mjaft të mirë të procesit të vaksinimit masiv të popullatës nga ana e MSHMS”, thuhet ndër të tjera në shkresën e klubit shkodran.