Petrit Vasili: Ergys Gjençaj përballë policisë së turpit!

56
Sigal

Pas ngjarjeve të ditës së sotme, ku pas një aksioni të dështuar të policisë, këta të fundit iu turrën gazetarëve duke e shtrirë në tokë njërin prej tyre dhe duke i marrë dhe telefonin me të cilin po filmomin ngjarjen, ka reaguar dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

“Ca ordinerë policie, palaço gojëpisa, që kriminelëve dhe trafikantëve ju marrin të keqen i vërsulen si kafshë gazetarit të mirënjohur Ergys Gjençaj. Ergysi bënte detyrën si gazetar, por “gaboi” se po filmonte ordinerët e Policisë.”,- u shpreh Vasili në mesazhin e tij.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ergys Gjençaj përballë policisë së turpit!

Ca ordinerë policie, palaço gojëpisa, që kriminelëve dhe trafikantëve ju marrin të keqen i vërsulen si kafshë gazetarit të mirënjohur Ergys Gjençaj.

Ergysi bënte detyrën si gazetar, por “gaboi” se po filmonte ordinerët e Policisë.

Ky është turp nuk është polici.

Kjo është një shëmti për të cilën qytetarët provojnë veç neveri.

Këtë neveri e pëlqen vetëm Edi Rama.

Sa kohë të jetë Edi Rama do të jetë kjo polici armike e medias dhe e qytetareve dhe mike e kriminelëve dhe trafikantëve.