VIDEO/ Ronaldo i pamjaftueshëm për të fituar ndaj Chelsea-s, United me një këmbë jashtë Champions

152
Sigal

Manchester Unitedi dhe Chelsea i kanë ndarë pikët (1-1) në Old Trafford, në ndeshjen e caktuar për javën e 37-të në Ligën Premier.

Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të realizonte në fraksionin e parë të lojës, derisa dy raste për t’u përmendur i pati Kai Havertz.

Ndryshe ndodhi në gjysmën e dytë, në të cilën të dyja ekipet ia dolën që ta gjenin golin.

Pas këtij barazimi, Chelsea qëndron në vend të tretë me 66 pikë (gjashtë më shumë se Arsenali në vend të katërt), kurse Manchester Unitedi është në vend të gjashtë me pesë pikë prapa Topçinjve, por i ka zhvilluar dy ndeshje më shumë se rivali për top-katërshe.