Dritan Abazoviç kryeministër i Malit të Zi/ Osmani: Premtuese të shohësh në krye një mik, do thellojmë bashkëpunimin

139
Sigal

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Dritan Abazoviç për postin e kryeministrit të Malit të Zi.

Osmani shprehet se në këto kohë kur kontinenti ynë sfidohet nga autokratët, është premtuese të shohësh në krye të vendit një mik me të cilin ndan rrugën drejt BE.

“Sot Mali i Zi votoi qeverinë e re të udhëhequr nga z. Dritan Abazoviq. Në këto kohë kur kontinenti ynë sfidohet nga autokratët dhe kur vazhdimisht sulmohen vlerat demokratike, është jashtëzakonisht premtuese të shohësh në krye të institucioneve të një vendi fqinj një mik me të cilin ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE.

Sot është po ashtu një arritje e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi. Kosova dhe Mali i Zi gëzojnë raporte të shkëlqyera e jam e sigurt se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet githnjë e më shumë. Urime e punë të mbarë, Kryeministër Abazoviq!”, shkruan Vjosa Osmani.