Video/ Lojtari humb ndjenjat, arbitri e ndëshkon me karton të kuq

170
Sigal

Një episod i pabesueshëm është verifikuar në derbin e zhvilluar në Argjentinë mes ekipeve të dyta të Lanus dhe Banfield.

Një lojtar i Lanus-it ka humbur ndjenjat pasi është goditur në fytyrë me top në mënyrë të pavullnetshme.

Gjatë rënies në tokë, ai ka zënë poshtë kundërshtarin e tij, me këtë të fundit që ka pësuar një dëmtim serioz dhe ka lënë fushën me barelë.

Pasi lojtari i Lanus-it ka rifituar vetëdijen, ka mbetur pa fjalë kur ka parë arbitrin e ndeshjes t’i tregojë kartonin e kuq.