Policia kontrolle “blic” nëpër Tiranë, në ndjekje të personave të armatosur

199
Sigal

Policia e Tiranës ka zhvilluar kontrolle të befasishme mbrëmjen e sotme në ndjekje të personave që qarkullojnë me armë dhe të atyre të shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve, policia ka zhvilluar kontrolle blic në zonat më të frekuentuera në kryeqytet. Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë lidhur me aksionin e zhvilluar.