Partizani zyrtarizon blerjen e një sulmuesi Ganez

492
Sigal

Partizani ka bërë një tjetër përforcim në repartin e sulmit, teksa ka prezantuar këtë pasdite sulmuesin ganez, Emanuel Mensah. Ky i fundit i është bashkuar klubit të kuq dhe ka nënshkruar një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon më pas.

Pas firmës mbi kontratë, Mensah ka pozuar me fanellën e kuqe dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerin Skënder Gega, për t’u stërvitur në kuadër të sezonit të ri.

Sulmuesi ganez rikthehet në Kategorinë Superiore pas eksperiencës së mëparshme me ekipin e Laçit në sezonin 2016-2017. Së fundmi Mensah ishte pjesë e kampionatit helen me ekipin AOK Kerkyra.