Fati i Kutinjos, vjen marrëveshja e re mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut

318
Sigal

Barcelona është gati të zgjasë huazimin e Filipe Kutinjos deri në përfundim të Champions League, duke i dhënë mundësi Bajernit që të vazhdojë të mbështetet te mesfushori edhe pas datës 30 qershor, kur skadonte akordi fillestar mes dy klubeve.

Lajmin e raporton “Sky Germania” dhe fantazisti brazilian do të mbetet në Bavari deri në përfundim të edizionit, ndonëse klubi gjerman duket se nuk ka ndërmend të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së kartonit. Kutinjo, që së fundmi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në kavilje, do të jetë i gatshëm për dy takimet e fundit të kampionatit.