Alban Bushi dhe Erjon Bogdani, në krye të kombëtareve U21 e U19

588
Sigal

Alban
Bushi dhe Erjon Bogdani, dy sulmues për të ardhmen e Shqipërisë. Dy ish
futbollistët e kombëtares pritet të prezantohen këtë të premte si trajner të
skuadrave të Shpresës dhe 19 vjecarëve kuqezi duke nisur kështu dhe një
karrierë si trajner, që do të jetë e para për të dy. Alban Bushi do të marrë
drejtimin e skuadrës së 21 vjecarëve, pas largimit të Redi Jupit dhe do të ketë
një pozicion tejet të rëndësishëm, pasi rritja e skuadrës Shpresa ka një ndikim
të drejtëpërdrejtë në përfaqësuese.

Alban Bushi, deri dje ka mbajtur
rolin e menaxherit të ekipit kombëtar ndërsa nga tani e mbrapa do të ketë për
detyrë vazhdimësinë e projektit të ekipit Shpresa. Ndërkohë, Erjon Bogdani do
të zërë vendin e Arjan Bellait në krye të kombëtares së 19-vjecarëve dhe për të
gjithashtu do të jetë përvoja e parë në stol, ndërsa deri tani ka patur një rol
të rëndësishëm në stafin e trajnerit, Gianni De Biasi. Si Bushi ashtu dhe
Bogdani, janë dy sulmues të njohur të kuqezinjve, dhe njëkohësisht dhe dy
golashënuesit më të mirë në historinë e Kombëtares. Prezantimi I tyre në
detyrën e re do të bëhet këtë të premte në orën 13:00 në zyrat e FSHF-së.