Vialli në luftë me kancerin, tifozët e Chelsea nuk e harrojnë: “Jemi me ty”

504
Sigal

Gianluca Vialli ka mbetur në zemrat e tifozëve të Chelsea. Pak para fillimit të ndeshjes së Carabao Cup kundër Manchester United mbështetësit e Blues kanë mbajtur fjalën e tyre, duke treguar solidaritetin e tyre në Stamford Bridge për ish-lojtarin dhe menaxherin e Chelsea, Vialli, në betejën e tij të vështirë kundër kancerit.

Më saktësisht, grupi i tifozëve “The Shed” ka dashur ti tregojë Vialli suportin e tyre duke shpalosur një parrullë të shkruar gjysëm italisht dhe gjysëm anglisht. “Forza Vialli – We are with you”, ( Forca Vialli – Ne jemi me ty) ishte mesazhi për ish-sulmuesin italian, që u shfaq pikërisht në momentin e zbritjes në fushën e lojës të dy skuadrave.