Vendoset e ardhmja, Coutinho pranë firmës me klubin anglez

181
Sigal

Philippe Coutinho drejt transferimit në Premier League.

Rikthimi i brazilianit në ishull është vetëm çështje orësh pasi sipas mediave spanjolle akordi mes Barcelonës dhe Aston Villas është arritur.

“MundoDeportivo” shkruan se dy skuadrat po përpilojnë detajet e fundit të kalimit të Coutinhos në “Villa Park”.

Aston Villa e do vetëm në huazim, por duke pasur parasysh që Coutinhos i skadon kontrata në 2023-in me katalanasit, drejtuesit e Barcelonës kërkojnë që në marrëveshje të përfshihet e drejta e blerjes nga ana e klubit anglez.

Me afrimin edhe të Ferran Torres në skuadër, Barcelona duhet me çdo kusht të largojë Coutinhon në mënyrë që të ketë mundësi të federojë spanjollin e talentuar të ardhur nga Manchester City për 55 milionë euro.

Ndërkohë tek Aston Villa Coutinhon e pret ish-shoku i skuadrës në periudhën e Liverpoolit, Steven Gerrard, tashmë në rolin e trajnerit.