Vendim i papritur te Tirana, largohet drejtori sportiv Tefik Osmani

37
Sigal

Tefik Osmani nuk është më drejtori sportiv i Tiranës. Lajmin e bën të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram.

“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe ndihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh.

Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë 3 viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo rast. Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruam me modesti emrin tim në këtë klub të madh”, shkruan Osmani.