Sigal

Diego Costa është kapur nga kamerat duke i bërtitur Antoine Griezmann pasi ky i fundit i mbajti krahun e lojtarit të Barcelona-s përpara shokut të ekipit.

Tensioni ishte i lartë në pjesën e dytë gjatë barazimit të Barcelona-s dhe Atletico Madridit dhe Costa është përfshirë në një sherr me Samuel Umtiti të Barça-s.

Griezmann sillet si një paqeruajtës që mundohet të qetësojë gjakrat, por Costa i ka bërtitur duke i thënë: “Më ke shok ekipi!”

Griezmann ka fituar Kupën e Botës përkrah Umtiti gjatë verës dhe Costa mendon se miqësitë e kombëtareve duhet të lihen mënjanë në ndeshje të tilla.

Gjithsesi të dy u qetësuan pak momente më vonë kur Costa shënoi golin e avantazhit pas krosit të Griezmann.

https://twitter.com/Juanxito_09/status/1066825469276946432