Uellsi “shokon” turqit dhe i çon ata pranë eleminimit (VIDEO)

207
Sigal

Turqia thuajse i thotë lamtumirë Europianit. Skuadra e Gunes pësoi një humbje 0-2 kundër Uellsit, në duelin e luajtur në Baku. Ishte një sfidë e luajtur me një ritëm të lart dhe me raste të shumta për shënim. Protagonisti i madh i ndeshjes ishte Aaron Ramsey. Mesfushori i Juventusit shpërdoroi dy raste të pastra përballë portierit Cakir në minutën e 6-të dhe të 24-t.

Gjithsesi në minutën e 42-të, uellsiani merr një top fantastik nga Bale, teksa kontrollon topin mjaft mirë dhe më pas e dërgon në rrjetë. Turqia reagon menjëherë me Ylmaz që shpërdoroi dy mundësi në fundin e pjesës së parë dhe në fillimin e së dytës. Në krahun tjetër Uellsi kishte rastin e artë për të dyfishuar avantazhin.

Në minutën e 61-të, Bale fitoi një penallti, që shkoi vetë për ta ekzekutuar. Goditja e yllit të Tottenham është tërësisht i gabuar, duke e dërguar topin shumë jashtë kuadratit. Turqia deri në sekondat e fundit të ndeshjes tentoi me të gjitha mënyrat për të gjetur barazimin. Merih Demiral u ndal nga një pritje fantastike e portierit Ward, i cili e ndali topin duke e dërguar në goditje nga këndi. Në momentin më të ndezur të duelit, Coonor Robertson realizoi dhe golin e dytë për Uellsin.