Liverpuli harron kampionatin dhe fiton lehtësisht në Gjermani (VIDEO)

166
Sigal

Mbyllet ndeshja e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, Lajpcig-Liverpul, e zhvilluar mbrëmjen e sotme. Skuadra e Jurgen Klop fiton në momentin e duhur të këtij sezoni pas krizës së rezultateve në kampionatin anglez duke fituar sonte në Hungari 0-2 ndaj gjermanëve të Lajpcigut. Mohamed Salah dhe Sadio Mane vulosën triumfin e pastër të të kuqve. Megjithatë, duhet pranuar se kampionëve të Anglisë iua dha një dorë e mirë nga mbrojtësit e Lajpcigut, të cilët gabuan në markimin dhe spastrimin e topave gjatë dy golave.

Në fund të takimit, skuadra e Julian Nagelsmanit mund të kishte shkurtuar shifrat dhe rriste shpresat për kualifikim në çerekfinale nëse koreanojugori He-Çan Huang do të rregullonte shënjestrën para portierit Alison.

Me fitoren e sotme, Liverpuli është më i favorizuar për të kaluar në çerekfinale. Akti i dytë i betejës Liverpul-Lajpcig do të luhet në 10 mars në “Anfield Road”.

Goli i Sadio Mane 0-2 :

Goli i Mohamed Salah 0-1 :