Tripletë e Ibraimit, Shkëndija “tenis” me Rabotnickin

509
Sigal

Shkëndija e Tetovës ka marrë një fitore tenistike 6-2 ndaj Rabotnickit. Edhe pse takimi nisi në malore për vendasit, pari Petkovski kaloi në avantazh Rabotnickin, djemtë e drejtuar nga Qatip Osmani e kthyen në festë këtë 90 minutësh duke shënuar plot 6 herë. Heroi i këtij takimi ishte padyshim sulmuesi Ibraimi i cili kompletoi një “hat-trick” personal.

Ishte Gledi Mici ai që vendosi barazpeshën ndërsa një minutë më pas, Ibraimi dyfishoi rezultatin. Pak minuta para se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve Bojku shënoi për 3 me 1, duke kthyer qetësinë në kampin e kuqezinjve. Në fraksionin e dytë autogoli i Herrera, i hapi udhë dy golave të tjerë për Shkëndijën, me autor Ibraimin. Kujtojmë që më parë Stjepanovic kishte ngushtuar diferencën në 4-2.

Pas kësaj fitoreje Shkëndija ngjitet në vendin e dytë, në kuotën e 11 pikëve, një më pak se kryesuesit e Akademija Pandev.