Xhevdet Zekaj/ Tirana-Partizani, derbi taktik pa lavdi!

457
Shumë zhurmë, ëndrra, pasion, pritje, emisione dhe në fund një derb që duhet harruar! Ky derb i datës 7 dhjetor 2015 do mbahet mend si ndeshja inauguruese e Stadiumit “Dinamo” apo Tirana, Arena e sotme. Në fakt harrohet që stadiumi u inaugurua ne takimin me “Skënderbeun” javën e shkuar. por kaq, sepse pastaj prodhoi pak cilësi, pak futboll, pak tifozë, pak fitime, krahasuar me klasiket e tjera, por dhe shumë përgjegjësi, taktikë, llogaritje dhe mediokritet etj. në fakt në këtë derb fituan të dy trajnerët, të cilët morën një rezultat të kënaqshëm, Ilir Daja nuk u mund dhe kërkon të fillojë ngritjen psikologjike e cilësore të skuadrës dhe përse nuk ka asnjë sulmues “rrace” apo alla Hamdi Salihi. Por fitoi dhe Sul Starova, ruajti te paprekur portën, mori një pikë, nuk humbi përsëri “Partizani” i tij dhe përse me një kundërshtar super të fortë dhe 24 herë kampion i vendit, një Tiranë që realisht është e vështirë aq më tepër kur luajnë përballë demave, që e kanë ndeshjen e jetës. Të dy trajnerët morën rezultat të kënaqshëm, fituan zgjedhjet e tyre dhe siç pritej Tirana e Dajës ishte më kërkuese e luftarake, por Partizani i Starovës, i mirëvendosur, taktikë, mbrojtës dhe me një Alban Hoxha, që Tiranës jo vetëm i mungon, por portierët e kanë ndëshkuar jo pak. Pas skuadrave vijnë presidencat, dy nga presidentët më të edukuar dhe që urrejnë qarjen e sharjen për gjykimet. Por ata duhet ende të sakrifikojnë nga paratë e tyre për të na sjellë cilësi në këtë Klasike. Ku Gaz Demi dhe përse i ri, dhe përse e gjeti partizanin në Kategori të Parë po bën hapa të sigurtë për të çuar 15 herë kampionët në vendin e merituar. Kjo klasike i ngarkoi keq lojtarët me përgjegjësi dhe emocione, jo vetëm përballë detyrave taktike, por sidomos fansave. Tifozët, ultrasit si çdo herë ishin në formë e agresiv, suport të skuadrave të tyre dhe të pakënaqur nga rezultati, por kjo nuk i detyroi ata që në fund të ndeshjes mos t’i falënderonin, uronin dhe duartrokisnin. Thyerja e stolave, diçka normale për një ndeshje klasike, por e dënueshme. Kjo Klasike, nuk mund të luhej ndryshe, sepse ishte përgjegjësi shumëplanëshe, prandaj thashë se barazimi 0-0 ishte logjik dhe i pritshëm. Derbi i bardhë i qetë e pa lavdi, por mjaft i rëndësishëm për vijimin e kampionatit. Policia dhe këtë radhë e paftë për të kuptuar e menaxhuar futbollin në shkallë të stadiumit, nuk është rasti i parë i dhunës ndaj ultrasve të Partizanit, por dhe të Tiranës, mendoj që duhet të jenë më të mirë menaxhuar e instruktuar për takime të këtij niveli. Këto dy klube në fakt kanë instaluar realisht dhe me cilësi rolin e drejtorëve të zyrave të shtypit, apo marrëdhëniet me median, apo dhe publikun. Për mendimin tim modest, Arbi Laçi, Olsi Ranxhi dhe përse jo dhe Iva Mera ofrojnë imazh e profesionalizëm për rolin e tyre. Respekt dhe lëvdata për detyrën që e kryejnë me aq profesionalizëm, shpesh dhe promotorë të suksesit të klubeve. Ata jo vetëm dashurojnë punën e tyre, por janë pjesë e suksesit të mbarëvajtjes së skuadrës, sepse i duan skuadrat e tyre, si ultras në fushë dhe plot personalitet në detyrë, dhe kur do fanellën, nuk kanë vlerë klithmat apo rendja pa objektivitet për pak dollarë që më shumë i prish punë ekipit të zemrës. Derbi i radhës iku pa lavdi, por me shpresën se të tjerët do ta bëjnë të dridhet jo vetëm kryeqyteti, por gjithë Shqipëria.
Sigal