Pas akuzave dhe kundër akuzave në lidhje me vizat e lojtarëve tani ka ardhur momenti që të flitet për futboll mes Torpedo Kutaisi-t dhe Kukësit. Është pikërisht trajneri i skuadrës gjeorgjiane, Kakha Çketiani, ai i cili ka folur sot për ndeshjen e nesërme të vlefshme për turin e 3 eliminator të “Europa League”.

Çketiani pasi vlerësoi Kukësin për cilësitë e skuadrës shtoi se në këtë sfidë pret që të ketë mbështetjen e të gjithë gjeorgjianëve.

“Ekipi ynë është gati, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye ne jemi të detyruar të luftojmë deri në fund për sukses. Dua që të gjithë gjeorgjianët të vijnë e të na shohin. Ne do të bëjmë çmos për t’i sjellë ato.

Kukësi është një ekip shumë i fortë. Luajnë në kundërsulm. Nëse marrim ndeshjen kundër Karabakut, kundërshtari nuk ka lënë shumë hapësira. Natyrisht, ne kemi strategjinë tonë kundër Kukësit dhe kam shpresë të madhe te lojtarët e mi. Ekipi është në përbërje optimale dhe është gati 100%.

Shpresa është shumë e madhe para ndeshjes dhe jam i sigurt se shumë tifozë do të vijnë. Edhe në rrugë, ne jemi të kënaqur me çdo sukses. Futbolli na pëlqen shumë si popull dhe mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme për ne.

Për mua nuk ka rëndësi prejardhja e lojtarëve të mi, vendas apo i huaj, kush të jetë gati do të luajë. Nëse dikush nuk është i gatshëm, sigurisht që nuk do të jetë në fushë. Sa për Hasselbank, ai është një lojtar i talentuar, por ai sapo ka filluar të stërvitet dhe nuk mund të marrë në të njëjtën kohë në lojë.

Do ishte mirë të luanim në fushën tonë në Kutaisi. Me sa di unë, problem është mbulimi i fushës. Nuk mund të them gjë tjetër, por më vjen keq që nuk luajmë në Kutaisi. Gjithsesi, rëndësi ka që luajmë në Gjeorgji.

Dzaria është një lojtar i mirë dhe është profesionist dhe do të bëjë sa më shumë që të jetë e mundur për ekipin e tij. Nuk mund të them asgjë tjetër, sepse ekipi ynë është parësor dhe do luftojmë deri në fund.”