Flamurtari kampion i Kategorisë së Dytë, mposht me penallti Luzin

133
Sigal

Flamurtari është shpallur kampion i Kategorisë së Dytë, pasi fitoi me penallti kundër Luzit me rezultatin 4-2.

Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me rezultatin 1-1. Kuqezinjtë shënuan të parët me anë të mbrojtësit Denis Pjeshka.

Luzi nuk u dorëzua dhe Gjinaj vendosi baraspeshën dhe me ndeshjen në barazim duheshin gjuajtur penalltitë për të caktuar fituesin.

Moçka priti një penallti, kurse një tjetër lojtari i Luzit e përplasi në traversë. Me rezultatin 4-2 kuqezinjtë fituan dhe ngritën trofeun.