Sigal

Kur vjen fjala për një dhuratë pak më ‘luksoze’ për nënën tuaj apo për ndonjë mikeshë, që doni t’i bëni qejfin, ky vaj fytyre i thjeshtë dhe plot aroma është një zgjedhje shumë e mirë. Kjo përzierje e vajit jojoba, kokrrave të kajsisë dhe vajrave të aguliçes e ushqen dhe i jep shkëlqim lëkurës.

Pse këta përbërës? 
Acidet yndyrore esenciale i bëjnë mirë cipës së lëkurës dhe rindërtojnë barrierën e lipideve, duke lejuar lëkurën tuaj që të shërohet nga brenda. Vajrat esencialë të barbarozës dhe temjanit janë të njohur për fuqitë e tyre për të balancuar hormone dhe për të pakësuar rrudhat.

Për të bërë 60 ml nga ky vaj, iu nevojiten:

2 lugë gjelle vaj jojoba

1 lugë gjelle vaj kokrrash kajsie

1 lugë gjelle vaj aguliçesh

6 pika vaj esencial barbaroze

2 pika vaj esencial temjani

Përgatitja:

Hedhim vajin në shishe me hinkë
Duke përdorur një hinkë të vogël derdhim në shishe vajrat e jojoba-s, të kokrrës së kajsisë dhe vajrave të aguliçes.

Shtojmë vajrat esencialë
Derdhim pikë-pikë në hinkë vajrat esencialë të barbarozës dhe temjanit.

Për të aplikuar
Vendosim pak pika në pëllëmbët e pastra të duarve, i fërkojmë bashkë dhe e shtypim në lëkurë. Duhet të keni kujdes që vajin ta mbani larg nga drita e diellit dhe në këtë mënyrë do të jetojë 8 deri në 12 muaj.