Trajneri i ri, Kukësi e prezanton Dobin të hënën

118
Sigal

Kukësi ka njoftuar se të hënën në orën 9:15 do të prezantojë trajnerin e ri, që do të zërë vendin e Skënder Gegës së larguar një ditë më parë.

Enkeled Dobi do të jetë trajneri i ri i verilindorëve. Për të do të jetë eksperienca e parë si “timonier” në kampionatin tonë.

Si trajner Dobi ka drejtuar Gornik Polkowice dhe Widzew Łódź deri në vitin 2021 në Poloni, ndërkohë që ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare.

Dobi ka dalë kampion në vitin 1994 me Teutën si futbollist.