Tritan Shehu përkujton sulmin terrorist në SHBA: U goditën vlerat e njerëzimit

126
Sigal

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka përkujtuar sulmin terrorist që goditi SHBA 21 vite më parë.

11 Shtatori nuk duhet e nuk mund te harohet kurre!
Me 11 Shtator u goditen vlerat universale te njerezimit, zemra e tyre, ShBA-te.
U goditen njerezit, familjet, qytetaret ne punen e jeten e tyre kudo ne rruzull.
Por fatkeqesisht revanshi i te “keqes” po vazhdon.
Prandaj gjithesecili, pavaresisht dimensioneve, duke kujtuar ate atentat monstruoz ndaj demokracise, ata viktima qe punonin e jetonin vecse jeten e tyre, duhet te orientohet drejt principeve te verteta.
Fatmiresisht ne shqiptaret, qe i perkasim familjes europiane, jemi ne themel te kultures, historise e vlerave te saj, kemi nje mundesi te madhe historike.
Por me nje kusht, te mos humbasim asnjehere “yllin tone polar” Europen e Perendimin, perndryshe rrezikojme te bijem perseri ne tragjedite e kaluara.
Vetem keshtu ne jo vetem do te ndihmojme vehten tone, por do te japim nje kontribut modest, edhe jashte kufijeve tane, ne mbrojtje te lirive e paqes.

11 Shtatori na kujton pikerisht ate qe duhet te bejme.