15 muaj burg për ish-mbrojtësin e Fiorentinës, ja arsyeja

411
Sigal

Tomas Repka nuk ka ndërmend t’u ndahet bëmave jashtë fushave të lojës. Pasi ka provuar burgun pak kohë më parë, ku u shpall fajtor për publikimin e një videoje pornografike të ish-gruas së tij, por duket se nuk i ka thirrur mendjes e sërish ka përfunduar prapa hekurave.

Ai është dënuar me 15 muaj burg, këtë radhë, për mashtrim ndaj një gruaje, të cilës i kishte marrë makinën mercedes benz me qira, por më pas e ka shitur. Edhe pse 45-vjeçari, ish-futbollist i Fiorentinës dhe i West Ham United në Angli, i ka dhënë fund futbollit të luajtur në vitin 2014.

Ai ka qenë pjesë e përfaqësueses së Çekisë me plot 46 ndeshje të luajtura, përfshi këtu edhe pjesëmarrjen në Euro 2000. Një statistikë interesante për të është se ai ka marrë 20 kartonë të kuq gjatë karrierës.

Image result for Tomas Repka fiorentina