Teuta fiton Kupën e Shqipërisë, mund Tiranën në finale (VIDEO)

305
Sigal

Teuta është fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2019-2020. Skuadra e Martinit triumfoi pastër 2-0 në finale e luajtur në “Air Albania” kundër Tiranës.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për durrsakët që do të gjenin rrugën e rrjetës që në minutën e dytë. Pas një goditje nga këndi Rustem Hoxha godet mjaft mirë me kokë duke e dërguar topin në trekëndësh.

Tirana hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, teksa në fraksionin e dytë i afrohet shumë pranë me Ngoo dhe Torasën. Në momentin më të mirë të skuadrës së Egbo, Lorenc Vila është në vendin dhe në kohën e duhur për ta devijuar topin në rrjetë.