Av. Robert Haxhi: Të nderuar ambasadorë, lërini shqiptarët ta gjejnë rrugën vetë

520
Sigal

Juve nuk ka pse t’u dhimbset Shqipëria, teatri juaj është më i madh se teatri i politikës shqiptare. Çfarë  ka ngelur më për të diskutuar  në Këshillin Politik!?  Një shtet pa Parlament, Pa Gjykatë të lartë, pa Gjykatë Kushtetuse, pa President, pasi përditë po i hiqen kompetencat me një parlament një partiak. Me të gjitha institucionet  të kapura nga qeveria. Dhe juve të nderuar Ambasadorë i vendosni vetëm diktat opozitës. Kush jeni ju!? Çfarë përfaqësoni !?  Si ju dukemi ne ? Ju dukemi njerëz apo kavie eksperimentale..!?  Se edhe për kaviet do tregoheshit  pak më të mëshirshëm, po siç duket ndjeshmëria e juaj për ne, nuk ekziston fare. Është për t’u habitur fakti se ju keni kaq kohë që viza të kuqe i vendosni vetëm opozitës.U bënë votimet për pushtetin lokal vetëm nga PS-ja,  që as kishte asnjë kundërshtar politik dhe PS-ja  na bënte presion në emrin tuaj,  që po preket zgjedhjet lokale do t’u ndalet dalja jashtë Shqipërisë, do t’u hiqet viza Amerikane,  do jeni person non gratta për në Amerikë, etj.,..etj. Ju  nuk u prononcuat asnjëherë për këtë presion  që bëhej në emrin tuaj,  por e miratuat atë. Ju, zonja Ambasadore, u prononcuat vetëm kur në mitingun që thirri presidenti, ju bëri përshtypje pse valëvitej flamuri Amerikan, ishte një diçka që s’ kishte ndodhur kurrë nga paraardhësit tuaj. U pozicionove pa të drejtë kundra  zërit të lirë  të qytetarëve shqiptarë. Ta zëmë për një moment se ndofta ju s’e dinit, po të paktën të bëje minimumin,  të pyesnit,  se përse është flamuri amerikan në mitingun e presidenit!?  Përse ua vrau syrin kaq shumë  znj. Ambasadore flamuri amerikan që valëvitej me dinjitet dhe nuk digjej,  se po të digjej, kishit gjithë të drejtën tuaj të pozicionoheshit dhe të protestonit. Por meqë ju nuk e dinit se ç’donte flamuri amerikan në mitingun e thirrur nga Presidenti në datën 3 mars 2020,  edhe shqiptari më i thjeshtë do ta shpjegonte. Flamuri amerikan për ne shqiptarët  znj. Ambasadore,  është simboli i lirisë. Juve nuk e dini ndoshta, po prapë të pyesnit. Po a e dini ju që nga baballaret e këtyre që kanë marrë peng këtë vend kanë vrarë dhe persekutuar me qindra shqiptarë vetëm e  vetëm pse deshën Amerikën..!? Dje morën peng  jetët e baballarëve tanë, sot po marrin peng jetët tona dhe të fëmijëve tanë, dhe me ç’ tregojnë bathët thotë populli,  kjo gjë, falë edhe ndihmës suaj zotërinj Ambasadorë, do vazhdojë gjatë dhe nesër përsëri fëmijët e tyre do të marrin peng edhe jetët e foshnjave të fëmijëve tanë dhe ata qe s’kanë lindur akoma e kanë të njëjtin fat me ne, pra e njëjta gjë do të vazhdojë. Mbase ju  nuk jini kaq e ndjeshme, por të paktën të bëje minimumin, mos të prononcoheshe në krah të atyre që kanë bërë genocid mbi këtë popull. Por edhe në të gjitha mitingjet që ka bërë opozita, ju  i bënit thirrje vetëm opozitës për vetpërmbajtje dhe në krahun tjetër qeverisë me vota të vjedhura, që ju i dini mirë  se janë dosjet e Shijakut dhe e Dibrës që vijnë vërdallë sikur do hetohen,  dhe sot që ju e trumbetuat me të madhe  SPAKU- n,  po nxjerr fleta arresti pë r të vdekurit… më qesharake s’ka se si të bëhet më. Ja kështu e nisi punën SPAK-u,   atëhere si mund të besohet për më tej… !? Ju  as morët mundimin kundër kësaj qeverie ilegjitime  të thoshnit  “ndal, gazit lotsjellës!” që helmonte edhe foshnjat ne djep, saqë në Tirane nuk guxonin të hapnin dritaret nga helmi i hedhur nga këta që e vodhën pushtetin dhe para jush dhe me juve bashkë,  pergatiteni për vjedhjen e radhës. Çfarë mjeti tjetër ka opozita kur edhe mitingjet  ia ndalët..!? Akoma edhe sot me prova të manipuluara ka ish-protestues në burg, përse ndodh kjo..!? Si ka mundësi në një shtet anëtar të NATO –s,  të ndodhin gjithë këto që ndodhin dhe juve nuk shikoni asgjë..!?.Atëherë përse e merrni rolin e arbitrit, apo e mirrni këtë rol vetëm që shqiptarët  të mos çohen më. Nëqoftëse nuk bëni dot gjë, atëherë duhet të heshtni për të gjitha palët. Mos merrni përsipër të bëni më asnjë rol të tillë. Derisa nuk ju dëgjon qeveria ose opozita atëhere çfarë ka ngelur tjetër për ju !? Lërini Shqiptarët të harruar siç i kini lënë gjithmonë. Këshillat  tuaja dhe negociatat tuaja na instaluan përsëri diktaturën në Shqipëri. Juve vini dhe ikni,  ndërsa neve vuajmë pasojat. Ju lutemi po nuk bëni dot gjë, shikoni punët e Ambasadës që ju takon. Shqiptarët tek juve e kanë humbur besimin. Ju faleminderit për mish- mashin që bëtë në këtë vend. Tani jemi shumë të bindur që ne  për ju  nuk ekzistojmë fare… Ju lutemi,  të “Nderuar Ambasadorë”,  të paktën bëni vetëm një gjë .. . I lini Shqiptarët ta gjejnë vet rrugën e tyre…!!