Arriti të siguronte finalen, reagon Luiza Gega: Uroj ta kem këmbën e mbarë!

235
Sigal

Luiza Gega u bë sportistja e vetme kuqezi nga ekipi olimpik që arriti një finale në Lojërat Olimpike. Atletja arriti ta çonte për herë të parë Shqipërinë në një nivel të tillë, duke u shpërblyer për gjithë këto vite karrierë dhe mund, për të mos harruar që ajo pati vështirësi të mëdha për t’u stërvitur gjatë vitit të pandemisë.

Atletja ka reguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, është shfaqur entuziaste, por edhe me shumë besim për në finalen e datës 4 gusht.

“Thjesht një vajzë në finale të LOJRAVE OLIMPIKE #tokyo2020. Dhe ku për herë të parë sporti i Atletikes shkon në një finale Olimpike . Uroj shumë ta kem këmbën e mbare!!! Sa shumë do te thotë kjo për mua, doja te kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ja dola ????????. Jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizo atë që do çdo lodhje ja vlen, dhe emocionet që merr nuk mund ti blesh me asgjë. Faleminderit pa masë të gjithë urimet që më keni dërguar ????????. Dhe faleminderit nga zemra të gjithë ato që mbështeten rrugëtimin tim dhe besuan te unë në #tokyo2020″,- shkroi Luiza Gega.