Taulant Xhaka mund të rikthehet me kombëtaren e Kuq e Zinjve. Kjo është ajo që shkruan një media zviceriane duke i’u referuar lëvizjes së mundshme të Xhakës drejt kombëtare shqiptare. Sipas kësaj media, Federata Shqiptare e Futbolli e ka shpallur prioritet kryesor Xhakë.“Në FSHF tashmë është shpallur prioritet kryesor: vetë kryetari i shoqatës Armand Duka po punon për rikthimin e Xhakës”, thotë media zviceriane.
32 vjeçari mesfushor i FC Basel, Xhaka ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës zviceriane në të kaluarën. Me përvojën e tij mund të hedh një hap të madh drejt Kampionatit Evropian. Taulant Xhaka 4 vite më parë i’u bashkua kombëtares shqiptare por në nëntor 2021 pas afro 30 paraqitjeve ai u tërhoq nga ky përfaqësim. “Ishte një vendim i vështirë” shkruajti ai kur u largua nga Kombëtarja Shqiptare në 2021.